Edhe në vitin 2022 rreth 1 mijë pacientë në Kosovë nuk gjetën shërim në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, prandaj u detyruan që të kërkojnë mbështetje financiare nga shteti për trajtim mjekësor jashtë vendit, kryesisht në Turqi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri thotë se 5 milionë euro janë shpenzuar për trajtim jashtë vendit.

Turqia ka dominuar, mirëpo nga marrja e detyrës së drejtorit të Fondit, kam dërguar tek drejtorët e klinikave që asnjë lëndë apo aplikacion në referim për trajtim jashtë vendit nuk do të aprovohet i cili është jashtë listës së diagnozave dhe i cili është pjesë e udhëzimit administrativ. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe bordi për trajtim jashtë vendit dhe është vërejtur një dukuri se në të kaluarën rastet urgjente kanë qenë më të shpeshta, por pas dërgimit të këtij njoftimi ka ndryshuar trendi, tani është rritur kërkesa për trajtime të rregullta”, tha Kaçuri.

Ndërkohë në Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës e shohin tejet shqetësues faktin që pacientët në Kosovë, vazhdojnë të enden spitaleve private brenda dhe jashtë vendit për të kërkuar shërbim.

“Lista e pritjes është shumë e gjatë, aty përveç rasteve që janë urgjente, madje edhe rastet tani kanë vështirësi për shkak se shteti turk nuk po i pranon më ato fletëzotime, rastet e tjera që janë selektive, shkojnë kohë shumë të gjatë për shkak se Fondi është i zhytur në borxhe dhe nuk mund të vazhdoj të hyj në borxh edhe më tutje pacientëve…” tha Besim Kodra.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj theksoi se programi për trajtime mjekësore jashtë institucioneve publike, ka probleme enorme.

Sipas tij, ka një tendencë për t’u mbuluar dështimet që po ndodhin në këtë institucion.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA