Harta e thesarit nazist të Luftës II Botërore postohet për publikun pas 78 vjetësh (fotot)

04/01/2023 15:50

Një hartë që konsiderohet si rruga për zbulimin e një thesari të xhevahirëve të grabitur të regjimit nazist është botuar në mediat publike për herë të parë pas 78 vjetësh.

Pasuria e fshehur naziste besohet se arrin në vlerë miliona dollarë dhe është vjedhur nga një bankë nga ushtarët e Hitlerit.

Dokumenti i publikuar ishte mes qindra letrave të deklasifikuara që publikohen për herë të parë, për të cilin mediat holandeze thonin se ishte “informacion për thesarin e pagjetur ndonjëherë”.

Në të besohet se ka ora, diamantë dhe sende të tjera të çmuara, të vjedhura nga ushtarët e Hitlerit nga grabitja e një banke në qytetin Arnhem.

Harta besohet se tregon vendin ku është fshehur thesari në qytezën Betuwe të rajonit holandez Gelderland, shkruan e përditshmja vendase NL Times.

Harta sugjeron se thesari është groposur diku mes fshatrave të Ommeren e Linden.

Annet Waalkens, e arkivave kombëtarë tha për mediat: “Gjatë mbrojtjes së qytetit Arnhem, kishte një shpërthim të bankës Rotterdamsche Bank në Velperweg.

“Ushtarët gjermanë morën ato që mundnin me mjete rrethanore.”

Sendet me vlerë besohet se u morën në kutitë e municioneve dhe më pas u varrosën në Ommeren.

Disa tentativa janë bërë për rekuperimin e thesarit por sipas raportimeve ai nuk është gjetur kurrë.

Zhvillimi vjen disa muaj pasi disa kërkues thesaresh naziste pretendonin se kishin gjetur një thesar të madh me vlerë rreth 200 milionë euro nën një bordello sekrete të forcave SS, shkruan rrjeti britanik TheSun.

Floriri ishte groposur rreth 3.5 metra nën tokë në një pallat në Wroclaw të Polonisë, në kohën e pushtimit gjerman.

FOTO GALERI
2/3
Harta besohet se tregon vendin ku është fshehur thesari në qytezën Betuwe të rajonit holandez Gelderland

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA