“Avullojnë” milionat e mirëmbajtjes/ Në rrugën nacionale Fier – Fratar nuk vihet dorë prej vitesh

04/01/2023 15:00

Rruga nacionale Fier-Fratar është harruar dhe çdo ditë e më shumë po shkatërrohet.

Vetëm 18 kilometra e gjatë në pjesën më të madhe të saj mungojnë barrierat mbrojtëse dhe sinjalistika, ndërsa në të qarkullojnë automjetet e 35 mijë banorëve të zonës së Mallakastrës. Sipas drejtuesve të mjeteve gropat e hapura në rrugë dhe shembja në disa vende janë burim aksidenti dhe në disa raste këto aksidente kane marrë jetë njerëzish, ndërsa gjatë rrugës mund të shihen lapidarë të ndryshëm që familjarët kanë vënë në kujtim të viktimave.

Por, pas ndërtimit te autostradës Levan- Tepelenë aksi rrugor Fier-Ballsh apo rruga e vjetër po shkon drejt shkatërrimit, ndërsa asnjë investim i qeverisë nuk ka shkuar tek ky aks. Edhe pse ARRSH ka bërë 13.7 milion euro tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin jugor Vlorë – Gjirokastër nga 2017 – 2022, në këtë aks nuk është vënë dorë fare. Ndërkohë, sa i përket sinjalistikës rrugore edhe KLSH në auditimin e këtij institucioni vërejti se ka mungesa të theksuara.

Banorët e zonës së Ballshit kane treguar se rruga po dëmtohet më tej nga mjetet e tonazhit të rëndë, ndërsa nuk ka as mirëmbajtje prej vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA