Gjykata e Posaçme në Apel nuk pranoi kërkesat e pesë të akuzuarve si trafikantë të 430 kilogramëve kokainë të cilët pretenduan se plotësonin kushtet për tu liruar.
Kur SPAK ka kopsitur dosjen për secilin që shfaqet me role të ndara që nga financimi deri tek transportimi apo përshtatja e banesës së Frakull si një laborator droge, avokatët këmbëngulën se prokuroria ka harruar të dorëzojë akt-ekspertizën që vërteton se ngarkesa është drogë dhe jo pleh organik
Megjithatë kjo është lëvizje procedurale e avokatëve të cilët luajtën njërën nga kartat për të testuar gjykatën e apelit nëse i pranon apo jo kërkesat e tyre
Në burg u lanë Klajdi Kodra Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Julian Malaj. Të tjerët që kanë rol kryesor nuk e kishin apeluar çështjen.
Enxhi Ferhati kërkoi arrest shtëpiak, por u refuzua. Ajo pretendoi se ishte e fejuara e njërit nga të dyshuarit dhe se ishte e puënsuar si përkthyese
SPAK vlerëson se njëri nga financuesit është ndërtuesi Nikolin Gjolena , kurse Viktor , Zenel dhe Denilson Cervanaku janë mes organizatorëve. ndërkohë eksperti kolumbian që do realizonte procesin e ndarjes së drogës nga plehu vijon në kërkim, ashtu siç po vijojnë hetimet dhe për bashkëpunëtorë të tjerë të grupit me rol të rëndësishëm
Top Channel