Tre persona kanë humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure pas dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’.
Nga aksidenti i rëndë dy prej viktimave, të cilët mësohet se janë vëllezër, humbën jetën në vend. Ndërsa viktima e tretë shtetasja L.I humbi jetën në spital .
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një zjarrfikëse si dhe forca të shtuara të policisë rrugore.
Nga pamjet e para nga vendngjarja shihet se një nga makinat ka përfunduar përmbys në rrugë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel