Shqiptarët mbajnë ‘fronin’ si më gjumashat në botë, sipas studimit të revistës!

04/01/2023 17:19

Sipas një studimi të revistës “Nature” shqiptarët mbajnë fronin si me gjumashat në botë.

Nga 63 kombësitë e hulumtuara, studimi tregoi se shqiptarët flinin më gjatë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë. Kjo është më shumë se mesatarja e japonezëve, me 6 orë e 38 minuta gjumë. Sipas studiuesve, kjo është për shkak të normave kulturore dhe gjerësisë gjeografike. Si shembull i të parës, artikulli citon dremitjen në vendin e punës, i cili mund të jetë i keq në disa vende si SHBA ose Franca, ndërkohë që konsiderohet normale nga fqinjët si Spanja ose Italia.

Gjithashtu, Vendet e Lindjes së Largët, në veçanti Japonia, raportojnë më pak gjumë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me kulturën e punës në këto vende. Japonia është i vetmi komb në botë ku 25% e punëtorëve të punësuar punojnë më shumë se 50 orë në javë. Si shembull i faktorit gjeografik, studiuesit i referohen një studimi të mëparshëm që tregon një divergjencë në kohëzgjatjet e gjumit në Kili, një vend veçanërisht i përshtatshëm për të studiuar dallimet në gjerësi. Ky studim zbuloi se kohëzgjatja mesatare e gjumit në ditët e punës ishte 7 orë e 55 minuta në veri dhe 8 orë 20 minuta në jug. Kilianët më afër ekuatorit flenë më pak se bashkatdhetarët e tyre kudo në vend.

Ekziston një truk me vetëm 90 sekonda për ju qe e keni problem të zgjoheni në mëngjes dhe që nuk mund ta imagjinoni dot fillimin e ditës pa konsumuar një kafe. Për t’u zgjuar nga gjumi sa më shpejt dhe sa më me energji, duhet laheni me ujë të ftohtë për 30 sekonda, pastaj me ujë të ngrohtë për 30 sekonda dhe sërish me ujë të ftohtë për 30 sekonda./ TopAlbaniaRadio

Top Channel