Dy javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin, është zbardhur vrasja e Edmond Papës dhe është arrestuar një nga autorët e ngjarjes.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari Alban Velo dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 44-vjeçari A.B.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi e ndoqën për disa ditë Edmond Papën, e qëlluan atë me armë zjarri teksa ai ishte duke konsumuar kafe në një bar në zonën e Selitës në Tiranë.

Policia ka sekuestruar mjetin tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të vrasjes.

Pse u vra Edmond Papa?

Prishja e pazareve të drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë.

Kjo është pista kryesore e ngritur nga policia e Tiranës e cila nga verifikimet paraprake dyshon se vrasja e Edmond Papës ka ardhur si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz që i është bërë një kundërshtari të tij gjatë kësaj vere në Tiranë.

Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti. Ka dyshime se ky takim mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe solli më pas ngjarjen e rëndë.

49-vjeçari u ekzekutua pasditen e së premtes së 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe.

Megjithëse me profil të ulët, 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Nga verifikimet ka rezultuar se Edmond Papa në Shqipëri kryesisht gjatë verës jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA