Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.

Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites të shfaqen kalime vranësirash në të gjithë territorin. Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta vijojnë edhe orët e natës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku më të theksuara do të jenë në zonat jugore – jugperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA