Cristiano Ronaldo vjen me autokolonë në Riad, për vizitat mjekësore me Al Nasr (fotot)

03/01/2023 19:32

Cristiano Ronaldo tha sot se “puna e tij në Evropë është kryer” dhe se po niset drejt Arabisë Saudite me misionin “për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratës së re”.

Në prezantimin e tij të sotëm me skuadrën e re merrnin pjesë qindra dashamirës e gazetarë që dëgjonin premtimet e ish-Topit të Artë:

“Jam krenar që kam marrë këtë vendim të rëndësishëm në jetën time. Puna ime në Evropë është mbyllur, tani jam për një sfidë të re në Azi dhe jam mirënjohës që Al Nassr më dha mundësinë të zhvilloj jo vetëm futbollin tim por dhe gjeneratën e re, jam i lumtur dhe krenar.

“Kisha shumë mundësi të tjera transferimi por i kisha dhënë fjalën këtij klubi. Unë e di çfarë dua dhe çfarë nuk dua. Për mua është një sfidë për të ndihmuar me njohuritë deh eksperiencën time vizionin e vendit pë rfutbollin. Prandaj mora këtë mundësi”, tha mes të tjerash Ronaldo.

Emocionet për mbërritjen e Ronaldos kishin mbushur rrethinat e stadiumit, jashtë të cilit ishin vendosur ekrane të mëdha me fotot e futbollistit në bluzën vendase blu me të verdhë.

37-vjeçari portugez mbylli kontratën e tij me Manchester United para një muaji pas një serie intervistash ku kritikonte trajnerin e ri dhe pronarët e klubit, familjen Glazer.

Al Nassr kanë qenë 18-herë kampionë të Arabisë dhe bënë ofertën për Ronaldo gjatë kampionatit Botëror.

FOTO GALERI
1/5
Cristiano Ronaldo tha sot se “puna e tij në Evropë është kryer” dhe se po niset drejt Arabisë Saudite me misionin “për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratës së re”.

Top Channel