Zyrtare, Silvinjo trajneri i Kombëtares! Javën e ardhshme do të firmoset kontrata e pasardhësit të Rejas në krye të pankinës kuqezi

02/01/2023 17:17

Me fillimin e vitit të ri 2023 Shqiëpëria njeh tashmë zyrtarisht edhe trajnerin e ri të sajë, pasuesin e Edoardo Reja, ai do të jetë braziliani Silvinjo.

Burime për Top Channel konfirmojnë se tashmë gjithçka ka përfunduar zyrtarisht dhe braziliani do të mbërrijë në ditët në vazhdim në kryeqytet për t’u prezantuar në fillim të javës së ardhshme.

48 vjeçari Silvinjo do të drejtojë skuadrën kuqezi me objektivin e kualifikimit të sajë për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Në këtë formë trajneri Edoardo Reja mbyll pas 3 vitesh e gjysnmë aventurën e tij në krye të pankinës së kombëtares shqiptare, duke mos mundur të arrijë objektivat e elimintoreve të fundit dhe Ligës së Kombeve, rezultate që do i shtuar edhe moshën e tij relativisht të avancuar, të mos bind drejtuesit e FSHF-s, për të tentuar një rinovim tjetër.

Pas një serie të trajnerëve italian, duke filluar nga Dosena, De Biasi, Panuci dhe Edoardo Reja, drejtuesit e federtës shqiptare të futbollit, kanë tentuar të ndryshojnë kah dhe të zgjedhin një trajner në pamje të parë ofensiv, kjo lidhur edhe me prejardhjen e tij braziliane.

Nga viti 2002 kur përfaqësuesja kuqezi drejtohej nga Sulejman Demollari, humbja e tij ndaj Andorrës solli fillimin e epokës së trajnerëve të huaj të cilët kulmuan me suksesin e Gianni de Biasit i cili arriti të kualifikojë kuqezinjtë në finalet e Euro2016-s në Francë.

Silvinjo, vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zëvëndës trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe më pas trajner. Gjithҫka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvëndës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvëndës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij futbollistike.

Sylvio Mendes Campos, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA