Zoti Veliaj jemi në fillim të viti të ri por do të doja të bënim edhe një bilanc të vitit që lamë pas. Cilat ishin sfidat kryesore dhe kush është fokusi për vitin 2023?

-Gëzuar dhe një vit të mbarë për 2023 dhe pse ne akoma nuk kemi rikoperuar nga gjithë ajo adrenalinë e 2022-it. Ishte kryeqyteti Europian i rinisë me mbi 1000 aktivitete, unë besojë që shumë prej festivaleve,koncerteve,aktiviteteve sportive I dhanë shumë jetë Tiranës, jo vetëm si reputacion por sollën edhe para në ekonominë e Tiranës. Në këtë vit që kaloi ne në Tiranë kemi pasur 4 herë më shumë turistë se sa rezidentë edhe banorë, duam ta vazhdojmë edhe këtë vit. Por ndërkohë duam që fokusin më të madh ta ketë sporti, duke qenë se Tirana do të jetë Qyteti Europian i Sportit, kjo do të thotë që do të mirëpresim mijrëa skuadra të disiplinave të ndryshme që veçse do të fusin para në ekonomi unë besojë që do inkurajojnë atë që quhet sporti në komunitet.

Viti 2023 është një vit elektoral, përballë ju do të keni kandidatin e opozitës Belind Kelliçi, si e vlerësoni sfidantin tuaj? Ai ka premtuar që nëse do të fitojë do të auditojë të gjitha lejet e ndërtimit dhe procedurat e bashkisë së Tiranës. A I druheni kësaj sfide?

-Në vitin 2023 i druhem vetëm një sfide, që të kapim kohën e humbur edhe prej pengesave të cilitdo është Luli i rradhës që pengon një pallat apo që pengon një projekt apo një kënd lodrash apo një bulevard, Unë besojë që qyteti ecën përpara nga ata që punojnë jo nga ata që bllokojnë. Ndaj dhe I vetmi merak që kam për 2023 janë punët e Tiranës. Jam I sigurt që cilido është Luli i radhës duhet ta di që çdo leje është trasparente sidomos zotëria në fjalë që vjen nga një familje e Institutit të Ndërtimit, studiove të projektimit, që kanë marrë shumë leje në Tiranë dhe duhet ta di që tashmë çdo gjë është online. Porosia që I kam lënë stafit, ne do bëjmë vetëm një fushatë pozitive, ne nuk dimë as të bllokojmë, as të shajmë as të fyejmë, dimë vetëm të punojmë dhe sigurisht do e vlerësonim shumë nëse fushata nuk do na kthehej në pengesë për të bllokuar në pallat këtu një pallat atje që dëmton ose rrezikon jetën e njerëzve vetëm për të dal dy herë në televizor.

-Ndryshe nga sa ndodhi në 2019, opozita ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë Sali Berisha me Kandidatin e tij synon që të marrë drejtimin e bashkisë ndërsa Ilir Meta synon këshillin bashkiak.

Ata po përpëliten si rrënoja morale se kemi rrënojat e tërmetit po kemi edhe rrënoja morale të politikës për tu ricikluar dhe për të fituar imunitet. Janë njerëz që nuk mund të udhëtojnë dot, njerëz që nuk kalojnë dot Rinasi, njerëz që nuk kanë autoritet përtej aeroportit të Tiranës apo terminalit të trageteve,kështu që e kuptojë që janë njerëz në hall por nuk do lejojë kurrë që hallet e tyre personale të marrin peng punët e qytetit të Tiranës. Qartazi duan njëri që të sjelli një tjetër Lul, që qartazi kuptohet kush e kontrollon ndërkohë që tjetri do të bllokojë këshillin bashkiak ashtu siç bëri kur ishte në mandatin e parë të bashkisë. Ndaj dhe ftesa ime për të gjithë qytetarët është mendoni për hallin tuaj, familjen tuaj, shkollën, kopshtin, çerdhen e fëmijëve tuaj dhe jon të tyre se ato i kanë zgjidhur hallet e tyre dhe nuk do lejojmë kurrë që hallet e tyre të behën problem i qytetit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA