Virozat e stinës, dhjetëra fëmijë pritën natën e ndërrimit të viteve në spital
02/01/2023 10:03
Festimet e ndërrimit të viteve jo të gjithë mundën ti kalojnë pranë familjeve. Për shkak të temperaturave të ulta dhe virozave, një pjesë e fëmijëve kanë qenë të shtruar në spital.
Situata në pediatrinë e Elbasanit ka qenë disi më e qetë se ditët paraardhëse natën e ndërrimit të viteve.
Për mjeken, ky është viti i tretë që natën e ndërrimit të viteve e kalon në punë dhe kjo për shkak të një zgjedhje të veçantë të saj.
Ndërrimi i viteve sjell me vete simbolikën e veçantë të ngrohtësisë familjare, por një sërë profesionesh shpesh herë nuk e kanë këtë mundësi e mes tyre janë mjekët të cilët në shumë raste festash u duhet të punojnë.
Top Channel