Bastet online do të hapen brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023. Por, edhe pse është e vendosur ta kalojë atë në parlament këtë fillimit dhe ka përcaktuar madje edhe sa para do të arkëtojë me hyrjen në fuqi të ligjit të basteve sportive, drafti ende nuk është hedhur as për konsultim publik.
Në relacionin e buxhetit 2023 specifikohet se Financat presin të arkëtojnë rreth 2 miliardë lekë apo gati 18 milionë euro nga ligji për lojërat e fatit, ndërsa ende nuk bëhet me dija norma e taksimit.
Ndërkaq, si pjesë e paketës së re fiskale do të hyjë në fuqi edhe rritja e pagës minimale nga 32 mijë lekë në 34 mijë lekë. Po ashtu, do të rritet kufiri i patatueshëm i pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë ku nga kjo masë fiskale pritet të përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës që janë në këtë grup pagash.
Ndryshime të tjera në taksa përfshijë unifikimin e akcizës së birrës, heqjes së akcizës për akumulatorët për panelet diellore dhe automjetet elektrike. Ndërkohë, në janar do të hyjë në fuqi edhe taksimi i jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë elektrike. Fitimet shtesë të tyre të krijuara pa rritje kostosh do të tatohen me 50% dhe nga kjo masë buxheti pritet të përfitojë rreth 70 milionë euro.
Nga 1 janari 2023 ishte parashikuar edhe futja në skemën e taksimit të profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime, pjesë e ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat, por pas kundërshtive që hasi nga grupet e interesit, Komisioni përgjegjës i Ekonomisë gjatë diskutimit të draftit vendosi të shtyjë hyrjen në fuqi të tij në vitin 2024.
Top Channel