Nelson Hysa, i pathyeshëm! Gjunjëzon në më pak se dy raunde kundërshtarin me KO
23/11 07:20
Qendërmbrojtësi i kombëtares kroate, Dejan Lovren, është anëtari më i ri i Lyonit në Francë. Ka qenë vetë klubi i Ligue 1 që ka zyrtarizuar lajmin me një postim në llogarinë zyrtare në Twitter.
Lovren mbërrin në Francë nga skuadra e Zenitit. 33-vjeçari, i cili numëron 78 paraqitje për ekipin kroat, nënkampion bote në vitin 2018, në Rusi, dhe i treti në Kupën e Botës në Katar, luajti për Lyonin midis viteve 2010 dhe 2013.
“Jam shumë i lumtur që kthehem tek Lyoni, klubi që më hapi dyert e futbollit ndërkombëtar. U largova nga Lyoni në vitin 2013 me keqardhje, sepse kisha ndjenjën se nuk shfaqa gjithçka. Dua të tregoj se çfarë lojtari jam në të vërtetë”, – tha mbrojtësi kroate në faqen e klubit.
Top Channel