Ndryshimet e miratuara në parlament në ligjin e barnave as nuk përafrohen me direktivat europiane dhe as kanë marrë parasysh propozimet e grupeve të interesit dhe Urdhrit të Farmacistëve në të mirë të qytetarëve.
Presidentja e këtij urdhri deklaron se u miratua një draft me porosi.
“Mendësia me të cilën punohet është ligj me porosi. Nëse ne kemi evidentuar një sërë problematikash për sektorin farmaceutik… ky draft për çfarë shërben? Çfarë zgjidh nga problematikat? Përgjigja është asgjë! Ato që kanë qenë në vitin 2014 të pa përafruara me direktivën europiane, sërish të pa përafruara kanë mbetur. Të paktën të ishte i saktë sa ligji i Kosovës”.
Tregu farmaceutik funksionon në kaos dhe ndryshimet e bëra nuk përmirësojnë klimën për barnat për të rritur cilësinë e tyre por e kundërta ndodh pasi shumë kompani farmaceutike janë larguar.
Një nga ndryshimet e bëra në ligj është futja e lëndës së parë për disa barna dhe ambalazhimi në Shqipëri duke favorizuar subjekte të caktuara.
Top Channel