Një grua 80 vjeçe në Pustec që jetonte e vetme në shtëpi ishte shpallur e zhdukur prej tri ditësh.
Pas kërkimeve nga grupet e emergjencave të bashkisë, forcave zjarrfikëse dhe policisë, trupi i pajetë i gruas u gjet në liqenin e Prespës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa trupi i pajetë pasi të nxirret nga liqeni, pritet t’i nënshtrohet procesit të autopsisë.
“Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme“, njofton policia.
Top Channel