Një dron kamikaz i dërguar në Kiev në mes të një vale sulmesh me raketa në kryeqytet natën e ndërrimit të viteve shkruante “Gëzuar Vitin e Ri”.

Sipas Kyiv Independent, Rusia vazhdoi sulmet intensive në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës gjatë pritjes së vitit të ri 2023.

Komanda e lartë e Ukrainës tha në një raport sot se Rusia kishte nisur 31 raketa dhe 12 sulme ajrore në të gjithë vendin në 24 orët e mëparshme.

Kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko ndau një foto në Telegram që tregonte një fragment të një rakete e cila kishte goditur një makinë në lagjen Shevchenkivskyi të Kievit.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan disa minuta pas përfundimit të fjalimit të Volodymyr Zelenskyy për Vitin e Ri, në të cilin ai falënderoi ata që kishin luftuar për vendin e tyre që nga nisja e pushtimi më 24 shkurt.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel