Bota e priti vitin e ri 2023 me një festë të madhe Me mijëra njerëz të mbledhur në Times Square dhe fishekzjarre mbi kryeqytetet evropiane, duke shpresuar për një fund të luftës në Ukrainë dhe një kthim në normalitetin post-COVID .

2022 ishte një vit i shënuar nga konflikti në Ukrainë , streset ekonomike dhe efektet e ngrohjes globale. Por ishte gjithashtu një vit që pa një Kupë Botërore dramatike të futbollit , ndryshime të shpejta teknologjike dhe përpjekje për të përballuar sfidat klimatike. Nju Jorku shënoi hyrjen në vitin e ri në stilin tipik, duke pritur me orë të tëra që topi të bjerë.

Kurse Brazili shënoi Vitin e Ri me fishekzjarre në plazhin Copacabana të Rio de Zhaneiros, duke tërhequr mijëra spektatorë. Në Britaninë e Madhe, ndërkohë Syri i Londrës u vesh me ngjyrat blu dhe të verdhë në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Në Paris, fishekzjarret mbi Harkun e Triumfit, në Champs-Elysees, shpërthyen sapo ora shënoi kalimin në 2023.

Festimeve madhështore iu bashkua edhe Dubai, por edhe Koreja e Veriut.

Top Channel