Një biznes në rrugën e Elbasanit në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Tymi ka shkaktuar shqetësime tek banorët e zonës, ndërsa një grua dhe fëmijë janë dërguan në spital për kontroll.
Në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll.
Zjarri është shkaktuar fillimisht në panelin elektrik të pallatit, e më pas ka nisur të përhapet.
Nuk dihen ende dëmet që janë shkaktuar pasi flakët vijojnë.
Njoftimi policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.
Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën njekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel