Tradita e do që në momentin që ora shënon 12 në natën e ndërrimit të viteve, të ngresh dolli me familjarët dhe njerëzit e dashur, por kjo nuk është e mundur për mjekët, infermieret, policët, zjarrëfikësit, kamarierët e banakierët, pasi profesioni ju kërkon që të jenë në shërbim.
Mes tyre janë dhe punonjësit e medias, të cilët atë natë përcjellin në shtëpitë tuaja atmosferën festive. Këtu jemi me grupin që sonte do të sjellin urimin e parë për vitin 2023.
Gjithçka që ju shihni në ekran vjen përmes stafit të regjisë, të cilët kujdesen që transmetimi i asaj që ndodh natën e ndërrimit të viteve të vijë siç duhet tek ju.
Nata e ndërrimit të viteve nuk do të ishte e njëjtë pa të gjithë ata që qëndrojnë në krye të detyrës me përkushtim.
Pasioni i tyre për punën frymëzon secilin prej nesh. Gëzuar!
Top Channel