26/11 23:00
Një shprehje thotë, se fati ndihmon më të mirin, por përvoja na mëson, se fati edhe do ndihmuar, që të vijë ne rrugën tënde.
Një nga mënyrat është të konsumosh ushqimet fatsjellëse.
Disa luspa peshku në portofol, do të thotë, se ai nuk do të mbetet kurrë bosh. Sallata jeshile nuk duhet të mungojë darkën e ndërrimit të viteve. Fletët e saj janë si para.
Shega është një frut fatsjellës, kokrrat e saj, duket se nuk mbarojnë asnjëherë.
Spanjollët thonë se 12 kokrra rrush nga një për çdo muaj, janë mirë të shijohen natën e ndërrimit të viteve.
Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Kush nuk do t’i donte ato në 2022.
Në disa kultura, forma e mandarinës nënkupton përjetësinë.
Top Channel