U plagos me armë zjarri dhe deklaroi se ishte dëmtuar me hekur, në pranga 35-vjeçari dhe dy shokët e tij

31/12/2022 16:49

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri dhe ka gënjyer policinë.

Në pranga ranë edhe dy shokët e tij për moskallëzim krimi. Të arrestuarit janë F. M., 35 vjeç, Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan të cilët akuzohen  për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Një ditë më parë rreth orës 21:30 F.M. shkoi për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit me një plagë në këmbë, e dyshuar e shkaktuar nga një armë zjarri. Pasi ka marrë mjekim 35-vjeçari ka dalë nga spitali.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, F. M. ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori, në vendin e quajtur “Harqet”.

Policët kanë shoqëruar edhe dy personat e tjerë, shokë të të plagosurit të cilët gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes.

“Shkoi për mjekim në spital, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, dhe nuk tregoi rrethanat e ngjarjes, arrestohet në flagrancë nga Policia.  Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë (shokët e tij), për moskallëzim krimi.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:  F. M., 35 vjeç, Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Më datë 30.12.2022, rreth orës 21:30, ka shkuar për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi F. M., me një plagë në këmbë, e dyshuar e shkaktuar nga një armë zjarri. Pasi ka marrë mjekim, ky shtetas ka dalë nga spitali.Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, shtetasi F. M. ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori, në vendin e quajtur “Harqet”.  Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar edhe shtetasit Sh. H. dhe M. G., shokë të shtetasit F. M., të cilët gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes. Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send të kundraligjshëm, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes të pretenduar nga 35-vjeçari”, sipas policisë.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA