Ronela Hajati komenton këngën që do të na përfaqësojë në Eurovision 2023: Kam një këshillë…

31/12/2022 18:28

Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” në Top Albania Radio vijon dhe si çdo vit vjen me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë.

Njëra prej tyre ka qenë dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila nëpërmjet një lidhjeje telefonike na tregoi se si ka qenë viti 2022 për të dhe jo vetëm. Si fillim me kë do të bëjë gëzuar Ronela sonte në mbrëmje?

“Sigurisht me mamin dhe me të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër, më kanë suportuar në momente të vështira, më kanë bërë të qesh.”

Çfarë pritet në vitin 2023 nga Ronela?

“Unë uroj me shpirt që të më realizohen disa projekte që i kam në mendje, 2023 do të jetë më i fortë se 2022, unë manifestoj shumë dhe kam një parandjenjë që do të bëhen realitet projektet e mia. Në Shqipëri kam arritur çfarë kam dashur që adoleshente.”

Ronela ka edhe një koment për këngën fituese të Albina dhe familjes Kelmendi në Festivalin e Këngës. Kjo këngë do të na përfaqësojë në Eurovision 2023. Për këtë Ronela shprehet:

“Mua kënga më pëlqeu shumë dhe më duket gjetje e veçantë që është e gjitha familja pjesë e një performance. Jashtë do ta pëlqejnë sepse eurofansat kanë etje dhe dashuri për gjërat etno dhe mendoj se do të godasë. Këshilla është të investojnë në regjisorë dhe përformancë. Fansat jashtë e mësojnë përmendësh këngën nëse e pëlqejnë, nëse nuk e pëlqejnë, nuk e pëlqejnë që në fillim. Regjisori dhe perfomanca ka shumë rëndësi që ne nuk fakt nuk e kishim.”

Çfarë i uron Ronela vetes, dëgjuesve dhe hasmit vitin e ardhshëm?

“Vetes i uroj shëndet, e para gjë që dua më shumë sepse pa të nuk realizoj dot gjë. Kam pasur luhajte shëndetësore të cilat nuk kanë qenë të lehta për mua. Ishalla nuk e ndaloj veten së punuari. Për ata që më dëgjojnë, falëminderit sepse më kanë bërë kjo që jam dhe hasmit i them ‘t’u shtoft inati’”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA