Sulmuesi francez, Ilyes Housni, vetëm 17 vjeç, nënshkroi këtë të premte kontratën e tij të parë si profesionist me Paris Saint-Germain.
I lindur në Créteil dhe i ardhur në klub në vitin 2017 (nga Paris FC), “Titi”, siç e pagëzoi trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ishte në stolin e rezervave në fitoren kundër Strasburgut (2-1).
“Ai është një sulmues atipik, në mënyrën se si lëviz, edhe për lartësinë e tij (1,72 m)”, – tha këtë të premte Christophe Galtier për lojtarin që ka nënshkruar kontratën e tij të parë si profesionist me PSG-në, e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Pas pesë vitesh në sistemin zinxhir të PSG-së, Housni ra në sy në tetor, kur shënoi gjashtë gola në fitoren 9-0 të PSG-së U-19 ndaj Reims.
Top Channel