Nata e ndërrimit të vitit shpesh herë është shoqëruar me incidente nga fishekzjarrët apo aksidente për shkak të konsumit të alkoolit apo lëndëve narkotike.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj thotë se janë marrë masa në prani të ambulancave në rast se do të duhet, por i këshillon qytetarët të bëjnë kujdes që nga përdorimi i fishekzjarrëve të cilat edhe pse janë reduktuar janë të pashmangshme.
“Tymi i tyre bën alergji tek fëmijët tek ata me probleme respiratore, por kujdes nga djegia, mos i drejtoni nga dritaret e ballkoneve”, tha Brataj.
Por gjatë natës së ndërrimit të viteve konsumohet shumë alkool dhe Brataj ka një këshillë për të gjithë, të paktën të mos drejtojnë makinën duke shmangur aksidentet.
“E mira është ta drejtojë dikush që nuk ka konsumuar alkool ose të presim deri sa të zbardhet aty ku ka festuar . Gëzuar për të gjithë shqiptarët një vit sa më i mbarë!”, tha Brataj.
Top Channel