Për të pritur natën e ndërrimit të viteve, në sheshin “Skënderbej” do të organizohet koncerti festiv me performanca nga Dj të njohur si dhe këngëtar të muzikës shqiptare.

Koncerti do të nisë në orën 22:30 dhe do të ndezë atmosferën në shesh për këdo që do të zgjedhë që vitin e ri ta presë ndryshe. Gjatë gjithë muaji dhjetor, sheshi “Skenderbej” është kthyer ne epiqendrën e atmosferës festive, me lojëra argëtuese e performanca nga këngëtar të ndryshëm.

Mbrëmja e ndërrimit të viteve do të kulmojë në orën 12:00 me shfaqjen e fishekzjarrëve, ku e veçanta e këtij viti është se do të jenë të koordinuara me muzikë, ndaj atmosfera do të zhvendoset nga skena në qiell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA