Emisioni Fiks Fare risolli mbrëmjen e sotme historinë e Laurës dhe Mateos , motër e vëlla nga Korça të cilët ishin të pastrehë.

Prej 10-vitesh dy të rinjtë kishin humbur nënën e tyre, ndërkohë babai i kishte nxjerrë nga shtëpia pasi ishte martuar sërish.

Pas thirrjes që u bë në emisionin investigativ pati një reagim të madh për dy të rinjtë, dhjetëra persona telefonuan për ti ndihmuar ata financiarisht, por jo vetëm aq,  vetëm 5 ditë më vonë ata u sistemuan në një apartament në Korçë falë ndihmës që u dha Qendra “Vatra”.

Deri në ato momente Mateo flinte në plevicën e bagëtive, ndërsa motra e tij nëpër shoqe, të cilat e nxirrnin nga shtëpia çdo muaj sepse kishin familjet e tyre.

Mateo falenderoi emisionin Fiks Fare për ndihmën. “Jam shumë i lumtur se do festoj me motrën” tha Mateo.

Ndërkohë biznesmeni Gjergj Luca, premtoi vende punë për dy të rinjtë. “Do jenë të dy të punësuar, madje do marrin dhe shportën e Vitit të Ri si punonjës të Rozafës “, tha Luca.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA