Marc-Andre Ter Stegen “hedh pas krahëve” Kupën e Botës me Gjermaninë aty ku panzerat u eliminuan në fazën e grupeve dhe shprehet se është tashmë i fokusuar vetëm tek sezoni me Barcelonën.
Portieri i Barcelonës foli për Mundo Deportivo, duke theksuar se si skuadër, Gjermania në Katar duhej të kishte bërë më mirë.
“Nuk është e lehtë të gjejmë arsyen mbi dështimin e kombëtares në Botëror, mendoj vetëm se si skuadër duhej dhe mund të kishim bërë më mirë. Sidomos në ndeshjen me Japoninë ku ishim në avantazh dhe në fund u mposhtëm me rezultatin 2-1, një nisje e tillë kopmplikon gjithçka. Më pas erdhi Spanja me një skuadër të shkëlqyer.
A do të jem titullar pas katër viteve? Nuk e mendoj më kombëtaren më në këtë moment sepse nuk është koha. Tani mendoj për Barcelonën, na pret një sezon që kërkon shumë përgatitje nga ana psikologjike dhe fizike. Ndaj, jam i përqëndruar vetëm te klubi im dhe kam shumë dëshirë për të rifilluar sezonin”, u shpreh Ter Stegen.
Top Channel