Policia në SHBA arreston autorin e dyshuar të vrasjes brutale të katër studentëve në Idaho (fotot)

30/12/2022 19:27

Autoritetet në SHBA thanë sot se kanë arrestuar një 28 vjeçar të diplomuar për “drejtësi kriminale”, si autor i dyshuar të vrasjeve makabre të katër studentëve të Universitetit të Idahos një muaj më parë.

Të dhënat e arrestimit të raportuara nga rrjeti DailyMail.com tregonin se 28 vjecari Bryan Christopher Kohberger, u arrestua nga forcat speciale në Scranton, Pennsylvania, herët mëngjesin e sotëm.

Një makinë e bardhë tip Hyundai Elantra – e njëjtë me modelin e kërkuar në lidhje me vrasjet, u sekuestrua nga policia në shtëpinë e Kohberger.

Studentja 21 vjeçare Kaylee Goncalves, 21 vjeçarja Madison Mogen, 21, dhe 20 vjeçarja Xana Kernodle, u qëlluan për vdekje me thikë ne nje banese në qytezën Moscow, Idaho, më 13 nëntor, ndërsa i dashuri i Xana, Ethan Chapin, 20 vjeç në vit të parë, gjithashtu u vra në masakër.

Arrestimi i sotëm ishte avancimi i parë në krimin tronditës.

Burimet thonin se autoritetet kishin identifikuar prej disa kohësh Kohberger si të dyshuar dhe e kishin ndjekur në Pennsylvania dhe në malet Pocono – më shumë se 2500 km larg Idaho ku kishin ndodhur vrasjet.

Sipas informacioneve Kohberger vazhdon studimin për doktoraturë në Washington State University, dhe nuk ka qenë student në Idaho.

Policia nuk ka dhënë ende më shumë informacione por raportohet se si pjesë e studimit të tij, Kohberger postonte më herët një sondazh në rrjetet sociale për “emocionet dhe tiparet psikologjike që influencojnë kryerjen e një krimi”.

Kohberger mori masën e paraburgimit në gjykatë pas arrestimit dhe autoritetet thanë se do të japin një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës.

Zyrtarët dhe publiku ishte shtangur nga brutaliteti i vrasjeve dhe kishte bërë disa herë apel për ndihmën e publikut.

Mjekët ligjorë thanë e secili nga studentët kishte disa plagë thike dhe se ishin vrarë në pabesi teksa flinin.

Policia nuk kishte gjetur prova për sulm seksual por plagët në trupin e viktimave tregonin se ata ishin përpjekur të luftonin sulmuesin.

Zyrtarët thanë se besojnë se ata ishin vrarë rreth orës 3 ose 4 katër të asaj nate, ndërsa kanë hetuar rreth 20,000 pjesë informacioni dhe kanë marrë në pyetje mbi 300 njerëz për ngjarjen

Por vonesat dhe mungesa e zhvillimeve në hetime ka sjellë zemërim dhe ankesa nga komuniteti për angazhimin e policisë në vrasjet e padëgjuara më parë.

FOTO GALERI
5/7
Burimet thonin se autoritetet kishin identifikuar prej disa kohësh Kohberger si të dyshuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA