![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/arber-hoxha_sd-800x450.jpg)
07/02 20:06
Milani është në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit për shkak të dëmtimit të Mike Maignan, rikuperimi i të cilit po rezulton të jetë më i ndërlikuar dhe më i ngadaltë se sa pritej.
Duke pasur parasysh vështirësitë në parashikimin e ardhjes së francezit, Milan po hulumton për mundësitë e tjera.
Një nga pistat e “Djallit” të çon te Edouard Mendy, portieri i Chelsea-t. Një lëvizje që nuk duket e lehtë duke pasur parasysh pagën e tij, por portieri senegalez nuk ka gjetur gjithmonë hapësirë te Chelsea, si në të kaluarën dhe lëvizja për më shumë minuta mund të merret në konsideratë nga ai.
Top Channel