Në këto ditë festive, tregu i fruta-perimeve në Fier ka mbetur pothuajse gjysmë bosh ndërsa blerësit numërohen me gishtat e dorës ndryshe nga vitet e mëparshme.
Sipas administratorit Sadik Gega, ky treg operon prej 25 vitesh dhe nga 100 tregtarë kanë mbetur vetëm 65.
Shkaku kryesor i largimit të tyre janë tregjet e lëvizshme të cilat u kanë sjellë shumë dëm tregtarëve, por dhe rënia e ndjeshme e fuqisë blerëse.
Ndërkohë tregtarët e mbetur këtu pohojnë se edhe pse çmimet janë tepër të ulëta, sërish fuqia blerëse është e dobët.
Kjo ka bërë fitimi që ata kanë të mos u mundësojë pagesën e taksave teksa shprehen se nëse vijohet me këto ritme, në fillimet e janarit 2023 , edhe tregtarë të tjerë do të largohen duke e çuar drejt falimentimit këtë treg shumëvjeçar.
Top Channel