Enzo Fernandez ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në Kupën e Botës, duke u shpallur dhe lojtari i ri më i mirë i kompeticionit.
Angazhimi një mujor në Katar ka bërë që mesfushori të jetë një nga lojtarët më të kërkuar të momentit, me Benfica që fërkon duart dhe ka vendosur një çmim konkret për lojtarin.
Presidenti i klubit portugez, Rui Costa u shpreh i prerë se çdo klub që do shërbimet e mesfushorit duhet të ofrojë jo më pak se 120 milionë euro.
“Ne nuk duam të shesim Enzon në janar, por do t’ia plotësojmë kërkesën për largim në rast të një oferte prej 120 milionë eurosh”.
Interesi për futbollistin e lindur në vitin 2001 nuk mungon dhe klubi i cili duket më pranë tij është Chelsea, me “Blutë e Londrës” që janë gati të përmbushin kërkesën e bërë nga presidenti i klubit portugez me qëllim për ta transferuar 21-vjeçarin në “Stamford Bridge” brenda muajit të parë të vitit 2023.
Ky është sezoni i parë për mesfushorin në elitën e futbollit portugez, teksa ka luajtur në 13 ndeshje duke shënuar dhe një gol. Në Kupën e Botës, Enzo Fernandez luajti në të shtata ndeshjet, pesë prej të cilave nga minuta e parë, ndërsa shënoi dhe një gol ndaj Meksikës.
Top Channel