
25/02 09:55
Klubi brazilian i Santosit ka shtuar një kurorë mes dy yjeve, duke simbolizuar ‘Mbretin’ (O’Rey) të tyre. Yjet janë vendosur për fitimin e dy finaleve ndërkontinentale në vitet 1962 dhe 1963.
Vendimi nga Santos ishte marrë përpara datës 29 nëntor kur Pele u shtrua në spital, teksa sot u zyrtarizua nga klubi. Edhe më herët, klubi i Santos ka nderuar një nga legjendat më të mëdha të futbollit, kjo në fanelat me numrin ‘10’.
Në vitin 2011, fanela e Copa Libertadores e Paulo Enrique Ganso, e veshur me numrin 10, kishte një kurorë brenda, ndërsa në vitin 2019 kurora u vendos mbi stemën e klubit dhe përsëri vetëm në fanelën me numër 10.
Top Channel