Çështja Enzo Fernandez te Chelsea, Pastore: Një padrejtësi. Pas Botërorit, rinovim ose do të largohet
Çdo ditë dalin informacione të reja rreth marrëveshjes së mundshme të Cristiano Ronaldos me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, arabët e kanë programuar prezantimin e CR7 në ditën e parë të viti të ri, pra më 1 janar.
Zyrtarët e klubit saudit mbeten optimistë për “po”-në e portugezit. “Marca” shpjegon gjithashtu se “disa ditë më parë, një person i besuar i Cristiano Ronaldos, i cili nuk është Jorge Mendes, ishte në Riad për të përcaktuar detajet e fundit të kontratës. Kjo shpjegon udhëtimin e CR7 drejt Arabisë Saudite sapo përfundoi Botërori.”
Al Nassr hoqi tre lojtarë në javën e fundit dhe gjithashtu nuk finalizoi nënshkrimin e dy të tjerë. “Marca” nënvizon gjithashtu se, pas Cristiano Ronaldos, klubi saudit do të tentojë edhe nënshkrimin me Sergio Ramosin, aktualisht në fund të kontratës me Paris Saint-Germain.
Top Channel