E nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 e pastaj e detajizuar në 2015-n, Marrëveshja për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, vazhdon ta përndjekë Kosovën sot e kësaj dite.

Shtatë vjet pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë disa nene të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi, akterët ndërkombëtarë kërkojnë zbatimin e saj.

Megjithatë, njohësit rekomandojnë respektimin e vendimit të Kushtetueses.

Në tetor të vitit 2015, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga kërkoi interpretim mbi marrëveshjen nga Gjykata Kushtetuese, e cila më 23 dhjetor nxorri vendimin që thotë se 23 pika të saj janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Vendimi i Kushtetueses nuk e lejon një bashkësi me kompetenca ekzekutive, që për njohësit edhe në situatën aktuale, një gjë e tillë nuk duhet të lejohet.

Që nga ajo kohë, zbatimi i kësaj marrëveshje është bërë i pamundur, ndonëse edhe serbët që bllokojnë rrugët që nga 10 dhjetori e kërkojnë atë.

Marrëveshja mbi parimet e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i jepte të drejtë entitetit të propozoj amendamente të legjislacionit, të inicioj ose marrë pjesë në procedurat gjyqësore, të nominoj përfaqësues në organet kompetente të qeverisjes qendrore, të ketë buxhetin e vet, të ketë simbolet dhe stemën e saj, në përputhje me ligjin e Kosovës dhe të ketë statutin e saj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA