Ancelotti sqaron edhe njëherë temën “Brazil”: Do të ndihesha i vlerësuar!

29/12/2022 16:19

Carlo Ancelotti largon edhe njëherë zërat të cilat e lidhin me pankinën e kombëtares së Brazilit.

Selecao janë pa një timonier prej momentit kur tekniku Tite u shkarkua pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar ndaj Kroacisë. Pritshmëritë e pesë herë Kampionëve të Botës ishin të larta dhe si rrjedhojë Tite duhej të largohej pas zhgënjimit në Katar.

Një nga emrat e lakuar për ta zëvendësuar ishte edhe Ancelotti. Mirëpo, italiani i Real Madrid sqaroi në konferencë për shtyp se nuk ka pasur asnjë kontakt me Federatën Braziliane ndërsa theksoi se objektivi i tij është të qëndrojë në krye të Los Blancos deri në fundin e kontratës (30 qershor 2024).

“Nuk më ka telefonuar askush nga Brazili, por nëse do të kishte interes unë do të ndihesha vërtet i vlerësuar. Megjithatë, pozicioni im është i qartë; nuk do t’i them kurrë drejtuesve të Real Madrid se aventura ime këtu ka përfunduar, jam i prirur të respektoj deri në fund kontratën”, u shpreh 63-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA