Koha fluturon. Këtë të enjte, më 29 dhjetor, shënohet përvjetori i nëntë i aksidentit gjatë skijimit, që ndryshoi rrënjësisht jetën e të madhit Michael Schumacher.
Piloti legjendar gjerman pësoi dëmtime të rënda në kokë, kur goditi një gur në fund të vitit 2013 në stacionin Méribel në Francë. Logjikisht, ai në atë moment kishte frikë për jetën, por ia doli të shpëtojë veten edhe pse ishte në koma për një kohë të gjatë. Që atëherë ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk është parë më kurrë në publik.
Fituesi i 91 garave Grand Prix në F1 ka luftuar për jetën e tij për gati një dekadë. Dihet pak për gjendjen e tij të saktë fizike, pasi familja e tij ka dashur gjithmonë të ruajë privatësinë e një piloti që bëri histori, duke fituar shtatë kampionate botërore dhe duke e çuar Ferrarin në fazën e tij më të lavdishme.
Paradokset e jetës, ‘Schumi’ nuk u plagos rëndë në një pistë të kampionatit F1, por pësoi incidentin më të dhimbshëm të ekzistencës së tij në një resort francez skish. Në atë kohë ai ishte 44 vjeç.
Top Channel