Pas një periudhë të ndërlikuar te Juventus mes shumë ulje dhe ngritjeve, Dejan Kulusevski është rikthyer në versionin e tij më të mirë tek Tottenham.
Trajneri Antonio Conte duket se ka gjetur mekanzimin e duhur për suedezin, i cili është shndërruar në një lojtar vendimtar tek londinezët. Së fundmi, Kuluesvski flet për vështirësitë që pati në Itali me bardhezinjtë duke theksuar se në atë kohë nisi të dyshonte edhe te vetja e tij.
“Në sezonin e dytë me Juventusin nisa të dyshoja edhe te vetja ime, mendoja se nuk isha mjaftueshëm i mirë. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një futbollisti, sepse nis dhe dyshon për çdo vendim që merr në fushë. Ishte një periudhë shumë e vështirë, por unë besoj se më ka bërë edhe më të fortë.
Tani ndjehem më mirë se kurrë. Jam në një klub fantastik, çdo gjë shkon për mrekulli si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. sigurisht, ka edhe momente më pak të mira, por në përgjithësi gjithçka është në rregull dhe unë e di se do të jem gati edhe për momentet e vështira”, u shpreh Kulusevski.
Top Channel