Producentja Sara Hoxha është bashkëmoderatore sonte në episodin final të emisionit “Goca dhe Gra”.

Vajzat diskutuan ngjarjet më të bujshme të vitit, mes të cilave dhe vrasjen e Jonadës, vajzës 7-vjeçare që u godit për vdekje nga një gomone në plazhin e Potamit në Himarë gjatë sezonit. Sara e cilësoi ngjarjen si të tmerrshme, ndërsa Fatma e pyeti nëse ajo dhe bashkëshorti i saj, Ledion Liço kanë në plan të largohen nga Shqipëria, për t’i siguruar një të ardhme më të mirë fëmijëve.

Producentja u përgjigj se e mendon një ide të tillë, por thekson se “nuk do të zhgënjejë të atin e ndjerë, që ka kontribuar për vendin tonë”:

“E diskutojmë herë pas here, për shkollimin më shumë, por im atë thoshte që unë dua të punoj për këtë vend që fëmijët të kthehen dhe nuk mund ta zhgënjej kaq shumë sa thjesht të marr rrugën dhe të iki. Të paktën jo pa e provuar ta përmirësojmë këtë vend, i cili po zhvillohet. Kështu po ikim të gjithë, kush do të rrijë këtu dhe kush do e bëjë këtë vend”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA