Marrëdhënie e tensionuar me partnerin gjatë festave të fundvitit? Psikologët këshillojnë se çfarë duhet të bëni

28/12/2022 13:14

Po ju ndodh të ziheni me të dashurin e zemrës tuaj? Mos vallë ‘fajin’ për këtë e kanë festat e fundvitit dhe fakti që jeni nervozë?

Disa terapistë kanë zbuluar disa nga grindjet më të zakonshme që çiftet kanë gjatë pushimeve, si dhe këshillat se si t’i zgjidhni ato. Familja mund të jetë një nga arsyet kryesore që çiftet zihen gjatë pushimeve.

Familja juaj dëshiron që ju t’i kaloni pushimet me ta dhe ndoshta të njëjtat dëshira ka edhe familja e partnerit tuaj. Për të shmangur konfliktet, përpiquni të bini dakord që çdo vit t’i kaloni pushimet me njëri-tjetrin. Becky Whetstone, terapiste e martesës dhe familjes tha se:

Në thelb, ka gjithmonë një zgjidhje, është e rëndësishme të gjesh një kompromis që kënaq të dyja palët. Mos e hidhëroni të dashurin tuaj, nuk ka kuptim të zemëroheni dhe të grindeni për dhuratën. Kuptimi i festës nuk duhet të jetë dhurata. Mendoni me kujdes se çfarë fshihet pas dhuratës që ju ka bërë partneri. Tregoni mirënjohje edhe nëse nuk ju pëlqen.

Psikologia Ann Croley tha: Disa njerëz thjesht nuk janë shumë kreativë kur bëhet fjalë për dhuratat, por është e rëndësishme që ata të kujtohen dhe të tregojnë se kujdesen. Ndërkaq, marrëdhëniet mund të bëhen shumë të tendosura pasi dallimet në mënyrën se si ju dhe partneri juaj i trajtoni paratë bëhen të dukshme për shkak të shpenzimeve të pushimeve. Shmangni problemin duke folur paraprakisht me partnerin tuaj dhe bini dakord për një plan shpenzimesh.

Shumica e çifteve në fakt lehtësohen kur mbarojnë pushimet sepse mund të kthehen në shtëpinë e tyre të qetë, ku prindërit nuk janë të pranishëm. Për të shmangur konfliktet, mbani mend se ju dhe partneri juaj jeni pjesë e të njëjtit ekip. Kalimi i kohës me familjen e tij ose të saj është vetëm i përkohshëm, përpiquni të qëndroni të durueshëm dhe të qetë.

Pushimet mbarojnë siç fillojnë, me pastrim. Dekorimet duhet të hiqen. Nuk ka nevojë që ju dhe partneri juaj të grindeni sepse nuk mund të bini dakord se kur dhe kush do të bëjë çfarë. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë pa u grindur është të ndani detyrat menjëherë dhe secili bën pjesën e vet.

Sipas një studimi, marrëdhëniet intime lihen mënjanë gjatë festave të fundvitit. Çdokush e ka mendjen të vrapojë për të dekoruar shtëpinë, për të zbukuruar pemën dhe për të blerë dhurata për njerëzit e shtrenjtë të zemrës. Në veçanti, studiuesit amerikanë analizuan të dhënat e gjysmë milioni gra në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Francë dhe Brazil, të marra nga aplikacioni i gjurmimit të shëndetit Clue.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA