Njeriu i cili u bë shkak për ngritjen e barrikadave në veri, ish-zyrtari policor serb Dejan Pantic, i është zëvendësuar masa e sigurisë, nga ajo e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiç, tha se Policia (e Kosovës) është e detyruar tani që të transferojë Pantiç në adresën ku ai jeton.

Ndërsa në një reagim në rrjetet sociale djali i Dejan Pantiç, Predrag, i atribuon ndërrimin e masës presidentit serb,  Aleksandar Vuçiç.

“Faleminderit presidentit,  jemi shumë të gëzuar dhe ende në mosbesim sepse ngadalë humbëm shpresën se çfarë do të ndodhë me babanë tonë. Pak më parë na telefonoi një avokat dhe tha se ka marrë vendimin për arrest shtëpie. Po të mos kishte qenë populli, të mos ishte kaq i përfshirë shteti dhe presidenti Vuçiç, po të mos kishit qenë ju nga media, kushedi se çfarë do të kishte ndodhur me babin tim”, shkruan ai.

Pantiç u arrestua me 10 dhjetor nën dyshimet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo kohë në shenjë pakënaqësie për arrestimin e tij, grupe të serbëve lokalë vendosën  barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut.

Lista Serbe kishte paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Zyrtarët serbë më herët kanë thënë se autoritetet në Kosovë nuk i kanë ofruar trajtimin e duhur shëndetësor Pantiçit, por Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar më 22 dhejtor se ai gëzon shëndet të mirë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA