Club Brugge ishte një ndër surprizat më të bukura të fazës së grupeve në Champions League.
Kampionët e Belgjikës u kualifikuan si vend i dytë pas Portos, duke lënë jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube emra si Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen.
Shorti i ka vendosur përballë Benfikës për një biletë në çerekfinale, ndërkohë që drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Carl Hoefkens, i cili ishte “arkitekti” i kualifikimit fantastik.
44-vjeçari, i cili luajti për katër sezone si futbollist me Club Brugge, mori drejtimin e skuadrës belge në verë, fitoi Superkupën, por as aventura fantastike në Europë nuk mjaftoi për të evituar shkarkimin.
“Niveli i lojës dhe mungesa e rezultateve në kampionat (12 pikë larg kreut) dhe Kupë, nuk janë të kënaqshme, pavarësisht kualifikimit në Champions League”, u shpreh Vincent Mannaert, CEO i klubit.
Top Channel