Në Përputhen përveç flirteve dhe situatave romantike, konkurrentët shpeshherë ndajnë me njëri-tjetrin edhe periudhat më të vështira që kanë kaluar në jetë.
Arbri ka ndarë me Loridën gjatë takimit të sotëm një vështirësi që ka kaluar në jetë që ka të bëje më mbipeshën, i cili tha se ka qenë 115 kile. Nga ana tjetër Lorida është shprehur se ka vuajtur të kundërten e problemit të Arbrit, pra ka qenë nënpeshë.
Arbri: Unë jam mësuar të flirtoj jam tip që flirtoj gjithë kohës, në momentin që konsolidohem nuk I hidhja sytë majtas djathtas.
Lorida: Nuk e besoj.
Arbri: Unë kam bërë një takim me Lorin kur ishte Anxhela këtu dhe i kam ndërprerë se nuk doja ti jepja shumë shpresë se isha fokusuar aty.
Lorida: Ama me mua flirtoje, ishe me Anxhelën edhe bëje flirte me mua
Arbri: Këtë rast nuk e pranoj dot. Lorida më ka dhënë komoditetin të flas me të edhe për gjërat që unë nuk i kam folur me askënd tjetër. Unë gjithë jetën time kam qenë mbipeshë, kam qenë 115 kile dhe 1 vit e gjysëm kam që luftoj me veten për të arritur rezultatin që unë kam.
Lorida: Edhe unë i shpreha Arbrit se më ka ndodhur e kundërta që I ka ndodhur atij, gjithmonë kam qenë nën peshë por në këtë moshë që jam kam arritur të kuptoj se duhet ta dua veten kështu sic jam.
Top Channel