Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Salsao Rrapi dhe partnerja e tij në DWTS Lori Bala.

Ata folën për rrugëtimin në spektaklin e njohur të kërcimit, të cilin aktori e konsideroi një eksperiencë të mrekullueshme.

Megjitahtë Salsano nuk la pa përmendur disa rezerva për jurinë, pasi sipas tij, hera-herës kishin gabuar në gjykim.

“Unë s’ pretendoja të fitoja DWTS, edhe pse disa zëra më shinin mua si fitues, pasi në këto formate fitues nuk është gjithmonë vetëm ai që kërcen më bukur”, tha ndër të tjera Salsano.

Ai u vlerësua me notën 10 nga Lori, e cila po ashtu pohoi përpjekjet e vazhdueshme të Salsanos për të qenë çdo natë e më mirë.

Dyshja tregoi se gjatë këtij rrugëtimi kanë rënë në peshë, Lori 5 kg dhe Salsano plot 7 kg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA