Prerjet e flokëve të gjata po bëhen trendi i momentit dhe bashkë me to vijnë edhe shumë opsione për stilimin e flokëve tuaj.
Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një prerje që e keni parë nga TikTok ose një pamje më klasike me shkallëzim, është e rëndësishme të merrni produktet më të mira për flokët.
Dhiran Mistry, pronari i sallonit luksoz të flokëve “The Carriage House”, thotë se ai përpiqet të qëndrojë larg trendeve, por për modelet e flokëve të gjata që aktualisht po marrin bujë, ai sugjeron shumë prerje të interesante me baluke të shkurtra ose të gjata. Keni nevojë për frymëzim? Revista “Glamour” ka pyetur ekspertët për prerjet e tyre të preferuara të flokëve të gjata për t’i bërë dhe këto janë modelet që ata sugjeruan.
Stili i viteve ’90
Nunzio Saviano, pronar i sallonit “Nunzio Saviano Salon” thotë: Mendoni stile super të shtresuara me shumë volum. Shtresat delikate janë ato që e bëjnë këtë model flokësh një pamje të mahnitshme për çdo gjatësi floku, por veçanërisht për flokë më të gjatë. Mendoni Jennifer Aniston tek filmi “Friends” apo Alicia Silverstone tek “Clueless”.
Prerja e flokëve me shkallëzim
Prerja e flokëve stil ‘oktapodi’ u bë e njohur falë TikTok, ndan Saviano. Ky model është një evolucion elegant, që të krijon një siluetë të tentakulave të një oktapodi. Prerja me shtresa duket e mrekullueshme tek flokët e gjatë, duke i shtuar volum dhe formë flokëve tuaja. Pyesni parukieren tuaj për shtresa më të shkurtra me formësim rreth fytyrës.
Prerja e flokëve si ‘flutur’
Një tjetër stil plot shtresa, prerja e flokëve ‘flutur’ ka për qëllim të imitojë formën e krahut të një fluture. Gjëja argëtuese e këtij stili është, që në varësi të llojit dhe dëshirave të flokëve tuaj, ju mund të merrni një variacion të niveleve të ndryshme të volumit. Parukierja e sallonit “Maxine”, Jenna Spino thotë:
Shresat e shkurtra sipër përzihen me shtresat më të gjata në fund dhe shtresat më të shkurtra bien poshtë mjekrës, ndërsa shtresat më të gjata bien vetëm pas shpatullave.
Baluket
Parukierja e famshme Laura Rugetti ndan me ne: Më pëlqen një mbulim i fytyrës për një pamje më dramatike.
Brianna Dunning, bashkëthemeluesja e “Unsubscribe” pajtohet me sugjerimin e Rugetti-t, duke shtuar se ata që kanë flokë shumë të gjatë (po flasim pothuajse duke prekur të pasmet) mund të presin disa baluke për të ndryshuar pamjen e tyre.
Top Channel