Detajet që duhet të dini mbi sezonin e katërt të serialit “Emily in Paris”

28/12/2022 11:20

Një tjetër sezon i Emily-t në Paris ka dalë dhe ne tashmë po kërkojmë për sezonin e ardhshëm. Finalja e sezonit të tretë të “Emily In Paris” ishte mjaft shpërthyese.

Nuk kishte eksplozivë të mirëfilltë, vetëm…një martesë të anuluar, ndarje, një njoftim shtatzënie dhe më shumë. Ndërsa prisni për sezonin e katërt, keni ardhur në vendin e duhur për të marrë të gjithë informacionin e duhur rreth tij.

Nuk dimë ende shumë detaje rreth sezonit të katërt, por ajo që dimë është se çfarëdo që të bëjë Emily Cooper, do ta bëjë atë me stil. Lexoni për gjithçka që dimë për sezonin e katërt të “Emily In Paris”.

Megjithëse shfaqjet e “Netflix” njihen për anulimin e papritur pas vetëm një ose dy sezoneve, mund të jeni të qetë, pasi sezoni i katërt është i garantuar.

Kur është data e premierës?

Ne e dimë, sipas revistës “Variety”, se sezonet e tretë dhe të katërt të “Emily In Paris” u filmuan së bashku, por nuk ka ende një datë të konfirmuar premierë për sezonin e katërt, kështu që gjithçka që duhet të besojmë për momentin janë disa supozime. Sezonet dy dhe tre të “Emily In Paris” u shfaqën të dy pikërisht përpara Krishtlindjeve, kështu që nëse do të duhej të vendosnim një bast, do të thonim për një datë premierë në fund të dhjetorit në 2023. Por duke pasur parasysh orarin e xhirimeve të njëpasnjëshme, është e mundur që sezoni i katërt të ketë një premierë më herët se kaq.

Kush është në kastin e sezonit të katërt?

Lily Collins do të rikthehet si aktorja kryesore Emily Cooper dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim të njoftuar për ndonjë anëtar tjetër të kastit. Më e rëndësishmja, ne po i mbajmë sytë hapur për çdo personazh të ri që mund të prezantohet. E vetmja anëtare e kastit, kthimi i së cilës nuk ka gjasa është Kate Walsh, pasi personazhi i saj, Madeline, u kthye në Çikago në sezonin e tretë.

Në një intervistë të fundit me revistën “Glamour”, krijuesi Darren Star tha se ai nuk është kundër që Kim Cattrall t’i bashkohet shfaqjes.

“Në rrethanat e duhura, padyshim. Ndërsa për Kim ndihem sikur ajo do të sillte një energji të madhe në serial”- tha ai.

Cattrall mori pjesë në premierën e sezonit të tretë, duke nxitur thashethemet se ajo i është bashkuar serialit, megjithëse nuk u pa askund në sezonin e tretë.

Për çfarë flet sezoni i katërt?

Është e sigurt të supozohet se sezoni i katërt do të merret me pasojat e ngjarjeve të finales së sezonit të tretë. Star ishte qëllimisht i paqartë në lidhje me detajet pasi planet janë ende në fazat e hershme.

“Ka patjetër disa ide. Nuk dua të them asgjë tani, por patjetër që kemi disa ide. Disi e kemi kthyer anijen paksa, për sa i përket personazheve dhe marrëdhënieve’-  tha ai.

Në një intervistë me “TV Guide”, Darren tha: Sezoni 4 do të jetë më shumë rreth marrëdhënieve të komplikuara, marrëdhënieve personale dhe marrëdhëniet e punës dhe se si ato bien në konflikt me njëra-tjetrën. Emily do të vazhdojë të punojë me Alfie, Gabriel dhe Camille. Ato marrëdhënie pune janë vërtet të mbushura me konflikte emocionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA