Chelsea ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin norvegjez, Molde, për blerjen e sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, David Datro Fofana, i cili është vëzhguar prej kohësh nga “blutë” e Londrës.
Fofana është sulmuesi më i fundit që ka spikatur te Molde, ekip ku shpërtheu fillimisht “ylli” aktual i Manchester United, Erling Haaland.
Skuadra e Premier League ka rënë dakord me homologen norvegjeze për të paguar 8 milionë euro për kartonin e sulmuesit.
“Sulmuesi 20-vjeçar do t’u bashkohet bluve më 1 janar 2023. Po e presim me padurim mbërritjen e Davidin në klub!”, shkruhet në njoftimin e Chelsea-t.
Trajneri Graham Potter dhe drejtuesit e klubit e kanë tashmë në strategjinë e tyre blerjen e lojtarëve të rinj të talentuar, por që nuk kanë provuar ende në skenën e madhe të futbollit.
Fofana ka shfaqur nivel të lartë te Molde, duke shënuar 21 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar.
Top Channel