U kthye nga emigrimi por nuk gjeti pemë/ Një burrë nga Senegali në mision për të mbjellë pesë milionë të tilla

28/12/2022 13:00

Një burrë në Senegalin jugor i ka vendosur detyrë ambicioze vetes për të mbjellë pesë milionë pemë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ky projekt vizionar erdhi  kur ai u kthye në shtëpi në rajonin Casamance në 2020 pas disa vitesh pune në Evropë.

48-vjeçari u trondit se në fshatrat që ishin të populluar me qindra pemë gjigante në rininë e tij, tani kishin mbetur shumë pak.

“Në disa fshatra, nuk mund të gjesh një pemë. Ata i presin por nuk mendojnë të mbjellin përsëri,” tha ai për BBC.

Shkretëtirëzimi në të gjithë Afrikën është një nga arsyet që fajësohet për shpyllëzimin, por, në këtë zonë, përgjatë hapësirës gjithëpërfshirëse të lumit Casamance, pemët ka më shumë gjasa të jenë prerë për qëllime ndërtimi si ndërtimi i shtëpive ose për të bërë qymyr.

Z. Diémé, i cili tani punon si menaxher projekti për një organizatë joqeveritare spanjolle në Casamance dhe gjithashtu vullnetar si trajner bujqësor, është i vendosur të ndryshojë gjithçka.

Pa rezerva të mëdha pasurie, ai filloi të mbledhë para për ta bërë ëndrrën e tij realitet dhe ka përdorur 5,000 dollarë nga xhepi i tij për të nisur iniciativën.

Top Channel