Me ardhjen e shpejtë të vitit 2023, ju me siguri jeni të zënë duke planifikuar dekorimet tuaja të Vitit të Ri dhe dollitë që kulmojnë natën e ndërrimit të viteve. Por pas festës vjen dita e Vitit të Ri dhe bashkë me të një kohë për të menduar për synimet e reja.

Shkoni përtej rezolutave tipike si të shkoni në palestër dhe merrni në konsideratë më shumë ide jashtë të zakonshme, si të mësoni se si të investoni paratë tuaja, të kaloni kohën tuaj vullnetare për bamirësi ose të provoni një hobi të ri! Pavarësisht se cilën rrugë zgjidhni, ka shumë mënyra për të krijuar një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme në vitin e ri. Pyetja e vetme është, si do të zgjidhni vetëm një?

Krijoni hapësirë për t’u relaksuar

E pabesueshme por e vërtetë, të jesh produktiv është mjaft e vështirë. Ne mendojmë se të ngadalësosh dhe të qetësohesh është humbje kohe. Për të gjithë ata që duan të punojnë, lini kohë çdo javë për të bërë diçka që ju pëlqen ose që është plotësisht relaksuese.

Bëni më shumë komplimente

Një kompliment i vogël mund të bëjë dikë të lumtur. Në fakt, studime kanë treguar se marrja e një komplimenti mund të rrisë pozitivitetin në marrëdhënie dhe të rrisë lumturinë e përgjithshme. Dhe dhënia e komplimenteve mund të jetë po aq frymëzuese sa edhe marrja e tyre—kështu që do t’ua ndriçoni ditën e tyre dhe tuajën!

Shëndeti duhet të jetë i pari!

Këtë vit mundohuni që vërtetë të bëni një ndryshim të rëndësishëm për shëndetin tuaj. Për personat që përtojnë apo mendojnë se janë shumë të zënë për të përgatitur mëngjes, drekë dhe darkë në shtëpi dhe preferojnë që të marrin diçka të gatshme, është momenti që të ndryshojnë zakonet e tyre në të mirë të shëndetit. Duke ngrënë ushqime të gatuara me kujdes në shtëpitë tuaja, ju siguroheni për produktet e përdorura dhe do të shihni menjëherë ndryshim në trupin tuaj.

Për duhanpirësit, themi që është momenti që të heqin dorë nga zakone të tilla të dëmshme. Le të biem dakord që pirja e cigares është kaq modë e vjetër. Tanimë ka plot metoda për ta bërë këtë proces më të lehtë dhe të përballueshëm. Përmes reduktimit të dëmit, një nga konceptet më premtuese, edhe për duhanpirësit e rritur të cilët zgjedhin të vazhdojnë këtë zakon prej nikotinës, ka mundësi të cilat arrijnë të reduktojnë toksinat e dëmshme të tymit të cigares deri në 95%. Bëhet fjalë për cigaret elektronike, apo pajisjet e duhanit me ngrohje, të cilat janë zgjidhje të bazuara në shkencë e të ndërtuara me teknologjinë e fundit.

Shkëputuni pak nga mediat sociale

Bërja e një pushimi nga mediat sociale mund të ndihmojë në uljen e ndjenjave të stresit, ankthit dhe depresionit të shkaktuara nga navigimi i tepërt në internet. Aplikacione si Instagram madje kanë lançuar një opsion të ri “Take a Break” për të inkurajuar përdoruesit e rinj të thyejnë ciklin e lëvizjes dhe të dalin nga aplikacioni pas një kohe të caktuar.

Ndaj këtë vit bëni ndryshime në dukje të vogla por që kanë rezultate direkte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA