Dhjetëra persona mbetën të bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.
Stuhia e borës pothuajse ka zënë nën vete Buffalon, pasi trashësia e borës ka shkuar deri në 2.5 metra ku të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Buffalo të New Yorkut, pasi një stuhi dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Ndërkohë në totali në të gjithë zonat e prekura nga stuhia janë 56 viktima.
Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut.
“Zemra ime është me ata që humbën të dashurit”, shkroi ai në Twitter.
Më shumë viktima pritet të zbulohen, ndërkohë, pasi të nisë të shkrijë dëbora. Stuhia dimërore e quajtur “cikloni bombë” – nga sinoptikanët, ka sjellë borë të dendur dhe erëra dhe ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA.
Por ndërsa stuhia bllokoi njerëzit brenda, shumë u përballën me kushte të vështira edhe në shtëpi.
Stuhia shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të energjisë pasi nënstacionet elektrike u mbuluan me borë dhe madje u ngrinë, duke lënë njerëzit pa ngrohje.
Top Channel